Sali Berisha pasi mbajti një deklaratë par dyerve të kyçura të selisë së PD-së, ka shkuar që të pijë një kafe pranë një lokali në selinë e PD-së, në të njëjtin vend ku ishte Lulzim Basha dje.
Por siç duket mercenarët e Lulzim Bashës, siç i cilëson ai disa nga mbështetësit e kryetarit të PD-së, nuk do ta kenë punën mirë, pasi i paralajmëroi se do të përballen me pasoja të rënda.
Madje Sali Berisha u kërkoi kamarierëve të lokalit që të mos u shërbejnë kafe atyre.
Berisha ftoi të gjithë gazetarët që të ulen dhe të pinë kafe me të. Kjo ishte ftesa e bërë nga Berisha për gazetarët duke e konsideruar si një urim për vitin e ri.
‘Për arsye objektive nuk ju ftova dot për vit të ri, sot e keni një kafe nga unë. Uluni se do ju qeras për një kafe, si urim për Vitin e Ri. Mirë që e bëtë këtë, Jeta është qef, megjithëse e beni jeta është spec.’- tha Berisha.