Dy persona janë arrestuar pas gjetjes së 10 viktimave brenda një makine në qytetin e Zakatekas, Meksikë.
Mjeti i dyshimtë, një Mazda SUV ishte lënë jashtë ndërtesës së një qeveritari meksikan, në një shesh publik të ndriçuar nga zbukurime e drita Krishtlindjesh.
Guvernatori David Monreal u shpreh se në të ndodheshin trupa me shenja të dukshme rrahjesh e të nxira. Në një video të filmuar nga sheshi, ai deklaroi se janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën kriminale.
“Ata erdhën për t’i lënë këtu përpara ndërtesës”.
Departamenti federal i sigurisë publike tha se një burrë e drejtoi makinën për në shesh, më pas e braktisi dhe u zhduk në një rrugicë.
Zakatekas është një nga rajonet më të dhunshme të vendit për shkak të turbullirave të shkaktuara mes grupeve rivale. Në vitin 2021 u regjistruan 1060 vrasje, rreth 260 më shumë se në 2020.
/a.r