Ish-kryeministri Sali Berisha nga qyteti i Fierit ka sulmuar kryedemokratin Lulzim Basha duke e akuzuar si peng të dosjes Muzin, që lidhet me çështjen e lobimit amerikan me SHBA-të, si dhe me projektin e ri të ndërtimit të Portit të Durrësit.
Ai tha të pranishmëve se “Më lejoni, për secilin prej jush, për çdo shqiptar t’u sqaroj, t’u garantoj se këtu nuk është problemi për një karrige, apo një zyrë sepse ne jemi aq zemërgjerë sa do i falnim Lulzim Bashës 20 karrige e brava. Problemi është tek parimi themelor i çdo demokracie të vërtetë, në të cilën shumica qeveris dhe pakica respektohet. Shkelmimi i këtij parimi është i pari i të gjitha regjimeve diktatoriale”.
“Ne vendosëm mençurisht t’ja u sjellim te ju që kishit votuar në qershor të vendosni ju, përveç Kuvendit për shkarkimin e tij. Kur ju firmosët shkarkimin e tij, ai deklaroi se nuk e njeh referendumin ku votuan 10 mijë demokratë më shumë se në qershor për zgjedhjen e tij.
Pa asnjë lloj standardi e norme për të bindur shqiptarët se është bërë famoz në matematikë, iu thotë se nuk ishin as çereku i tyre delegatë, në pallatin e kongreseve ishin 5004 delegatë.
Shumë e kanë shtruar problemin nëse është me çështje të shëndetit mendor, JO, është me çështje madhore të moralit, është peng i dosjes Muzin, Toyota, dhe është i lidhur në afera biznesi në portin e Durrësit me vetë Ramën.
Pra, kemi të bëjmë me një farë të keqe të moralit njerëzor, që nuk njeh asnjë normë e standard, sikur të ishte produkt i grupeve terroriste ky njeri kthehet dhe vendos dyer e blinda të reja në selinë e PD, e shndërron atë siç kanë qenë dikur degët e punëve të Enver Hoxhës apo siç janë sot shpellat e grupeve terroriste në botë.
Data 8 është një datë historike, jo vetëm për PD, po për Shqipërinë dhe kombin shqiptar.
Për herë të parë në histori, vendimin suprem të referendumit dhe anëtarësisë e zbaton në një protestë festive, paqësore vetë anëtarësia e PD”, tha Berisha./m.j
Ike ore i degjeneruar,ndytsire qe mbane ere muti vrases,ti i ke duart me gjakun e shume shqiptarve,qe i plackite e i vrave,kriminel.