Dy vajza të moshës 17 dhe 18 vjeç janë denoncuar si të zhdukura në policinë e Tiranës.
Njëra është një 17 vjeçare e strehuar në fshatin SOS. Ka qenë kujdestarja e “SOS” ajo që ka bërë kallëzim në polici për largimin e të resë.
“Më datë 05.01.2022, shtetasja P. B., 24 vjeçe, punonjëse në “SOS”, ka kallëzuar se është larguar nga qendra dhe nuk është kthyer një shtetase e mitur 17 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”.
Nga shtëpia është larguar edhe një 18 vjeçare në Tiranë. Denoncimin e ka bërë nëna e saj.
“Më datë 05.01.2022, shtetasja B. B., 40 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më vajza e saj, shtetasja E. B., 18 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”.
Derimë tani nuk dihet asgjë për fatin e dy të rejave.
/a.r