Mimoza Hajdarmataj, anëtare e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të PD, i është drejtuar me një mesazh të ashpër Lulzim Bashës, që po mban peng selinë e demokratëve, pas skandalit të fundit të mbylljes dhe blindimit të dyerve të selisë.
Postimi i plotë:
Dyert e PD të mbyllura…turp e faqja e zezë… Shtëpia e Lirisë , djepit të çertifikimit të Shqipërisë në NATO, lëvizjes së lirë, pa viza në BE dhe shumë fitoreve të tjera, nuk mund të kyçet nga uzurpatorë dhe çeta njerëzish pa asnjë identitet.
Selia e PD ka qenë e hapur dhe në konfliktin e egër me kallashnikovë të ’97 sepse ajo ishte vatra ku njerëzit shihnin shpresën e ndezur, se Shqipëria do i kthehej stabilitetit, e jo më tani që kemi breza të lindur e të rritur në liri.
Lul! Burrni nuk të jep ngujimi tek kulla e zyrës por dalja me dinjitet dhe kërkimi ndjesë gjithë demokratëve e shqiptarëve për 9 vite mashtrim dhe abuzim me besimin dhe mbështetjen e tyre.
Shqiponjat do kthehen në fole dhe nuk ka asnjë pengesë në botë ti ndalë. Me dt 8 Janar, do të na kesh aty, të ta bëjmë të ditur sërish se selia e PD është shtëpia e demokratëve dhe jo bunker ku struken pengjet.
/b.h