Kryeministri Edi Rama, i është përgjigjur këtë të mërkurë pyetjeve të qytetarëve në rrjete sociale, mes të cilave ishin prekur shumë tematika.
Kreu i qeverisë tregoi se satelitët do të jenë gati gjatë muajve të pranverës, ku do të bëhet më pas monitorimi i territorit.
Po ashtu, Rama iu përgjigj me batutë një qytetari që e shau nëpërmjet hapësirës së komenteve. Kryeministri, tha se sharjet duhen për të prishur syrin e keq, ndërsa i uroi një vit të mbarë të gjithëve.
“Satelitët do të jenë në dispozicion në mars, do të bëjmë regjistrimin e tyre në Kombet e Bashkuara sipas rregullit. Nga fillimi apo në fund do të kemi satelitin në dispozicion që do të na ndihmojë për sistemin e ri dhe të na ndihmojnë me inspektimin dhe shfaqjet bajate të inspektorëve që kthehen më shumë në problem se sa japin zgjidhje.
Ishte një sharje këtu, nuk po e them, por shyqyr që erdhi për të na prishur syrin e keq. Ju uroj të gjithëve një vit të mbarë, pavarësisht se kritikoni, mbështesni, përshëndesni, shani, s’ka problem, shëndet t’ju bëhen të gjitha. Kujdes bravat!”, u shpreh Rama.
Ndërsa në fund thumboi edhe politikanët e opozitës duke bërë thirrje që të kenë kujdes nga bravat.
“Ooo sa bukur, ishte një sharje këtu por nuk po e lexoj, mirë që më erdhi sepse prish syrin e keq. Falenderoj love Albania dhe ka bërë një sharje me gyp gyp gyp”. Ju uroj të gjithëve një vit të mbarë pavarësisht nëse më shani apo ofendoni dhe më shani. Faleminderit dhe kujdes bravat”– tha kryeministri./m.j