Një viktimë dhe 4 të plagosur është bilanci i ngjarjes së rëndë të ndodhur pasditen e kësaj të martë në zonën e Don Boskos në Tiranë.
Burime bëjnë me dije se mes 4 të plagosurve është një 19 vjeçar i identifikuar si Azbi Selimaj, kamarieri i lokalit ku ka ndodhur ngjarja.
19 vjeçari ka marrë një plumb në shpatull dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë viktima e kësaj ngjarje është Erion Çela, 35 vjeç dhe kanë ngelur të plagosur Blerim Çela 28 vjeç i dëmtuar në këmbën e djathtë dhe fytyrë, vëllai i viktimës, Arben Dani 46 vjeç i dëmtuar në këmbë dhe Edmond Crroj 41 vjeç i plagosur në bark dhe këmbë.
Policia ka bërë me dije se autorët kanë shtënë me armë nga makina jashtë lokalit në drejtim të tavolinës me 5 persona, duke i marrë jetën 35 vjeçarit.
/b.h