Dy grupe janë përplasur me njëri-tjetrin në zonën e ‘Don Boskos’ në Tiranë dhe më pas janë përdorur edhe armët.
Masakra me armë zjarri tip kallashnikov që ka lënë 3 të plagosur dhe dyshohet për 1 të vdekur ka ndodhur brenda një lokali.
Pasditen e sotme, rreth orës 16:00, ne lokalin “Fokus”, tre persona të armatosur me kallashnikov kanë shtënë duke rrezikuar jetën e klientëve të tjerë në lokal.
Por plumbat kanë lënë të plagosur: A.D., 40 vjeç; A.S., 20-22 vjeç dhe një 25-vjeçar identiteti i të cilit ende nuk dihet. Po pikërisht ky i fundit është në gjendje më të rëndë, në reaminacionin e spitalit Ushtarak.
/b.h