Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike Indrit Hoxha, ka qenë ditën e sotem i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News, teksa ka bërë me dije se kunati i Bashës pritet të marr tenderin për ndërtimin e portit të Durrësit.
Ndër të tjera Hoxha ka shtuar se këtë çështje pritet ta çoj në SPAK për gjykim, teksa sipas tij askush nuk mund të tallet me taksat e shqiptarëve.
“Kunati i Bashës do marr tenderin në ndërtimin e Portit të Durrësit. Unë personalisht këtë çështje do e çoj në SPAK dhe fal në bazë të dokumentacionit, sepse askush nuk mund të tallet me taksat e shqiptarëve.”- u shpreh Hoxha./m.j