Një ditë pas shpërthimit me tritol në Vlorë, Policia ka shoqëruar 3 persona.
Policia thotë se nuk ka ende një pistë hetimi për faktin se automjeti kishte kohë i braktisur, pasi pronari Bernard Sinomati jeton jashtë shtetit.
Ndërkohë po kqyren pamjet nga kamerat e sigurisë për të parë kohen kur është vendosur sasia e tritolit.
Mendohet se sasia e tritolit që i ishte vënë mjetit ka qenë e vogël rreth 150 gramë. Bernard Sinomati është një emër i njohur për policinë. Në vitin 2015 është arrestuar për armëmbajtje pa leje.
Ai rezulton i dënuar në Belgjikë ku nga burgu ka dale një vit më parë.
/a.r