Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu e përjashton mundësinë e një kompromisi mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, kjo sepse sipas tij është një çështje që shkon përtej këtyre të emrave të përveçëm.
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu e përjashton mundësinë e një kompromisi mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, kjo sepse sipas tij është një çështje që shkon përtej këtyre të emrave të përveçëm.
“Nuk është çështje as Bashe e as Berishe, kjo është thjesht implementimi i vendimeve të Kuvendit, nuk ka çështje bisedimesh mes emrave të përveçëm”, tha Shehu.
Në një intervistë për Report Tv, Shehu ka përjashtuar gjithashtu edhe mundësinë e një skenari dhune në 5 janar, datë e cila përkon me afatin e fundit që i është vendosur Lulzim Bashën për të liruar zyrën. Ai e quan “veprim formal”, për të marrë selinë blu.
“Është normale që Komisioni që po drejton PD dhe ky drejtim është aktiv se u bë dhe referendumi i takon të veprojë dhe të marrë vendime për PD, selia nuk është pronë e askujt, nuk është pronë e asnjë deputeti është pronë e të gjithëve dhe është vendi nga ku instalohen forumet drejtuese të PD, shoh këtu diçka krejt normale, është thjesht për zbatimin e vendimeve legjitime. E shoh krejt normale këtë që po ndodh në PD, është një eksperiencë e re, se çdo gjë ka lindur me iniciativën e bazës për vendime që janë në zbatim e sipër.
Basha është tashmë i larguar, e largoi Kuvendi dhe ratifikimi i Kuvendit që u be, PD nuk ka një kryetar aktual derisa të bëhen zgjedhjet e reja. Basha nuk është kryetar i PD është një vendim i marrë, deliberative dhe pa asnjë luhatje dhe dyshime në të. Selia e PD është e marrë, ajo është pronë e PD dhe nuk ka dhunë për ta marrë, se është pronë e PD dhe çdo gjë do të zhvillohet në mënyrë normalë për t;u marrë në dorëzim selia për të vijuar më tej me riformatimin e PD, është një proces që nuk ka nevoje që të diskutohet që do të ndodhë ndryshe. Veprim formal të marrjes në dorëzim të asaj strukture”, tha Shehu.
Protesta kombëtare e thirrur në 8 janar, duke se është një tregues force nga ana e Berishës, një mesazh për Bashën. Kjo sepse kauza e saj kryesore janë fjalimet e artikuluara nga Berisha “për një PD më të fortë e më të bashkuar”.
“Është një protestë që ka për synim që të shtyjë përpara hapjen e PD dhe duke forcuar PD, diçka që lidhet me forcimin e PD, me konsolidimin e PD, me demokratizimin e PD që do çojë edhe në forcimin e opozitës dhe në luftën opozitare, pastaj elementët teknik, itenerari do i mësoni shumë shpejt, në kohën e duhur, brenda dy ditësh se janë akoma në përpunim. Kjo protestë është për forcimin e PD, demokratizimin e PD, kthimit të saj në PD e idealeve të dhjetorit”, përfundoi Shehu në Report.
/Shqiptarja.com