Një zjarr i madh ka dëmtuar rëndë zyrat dhe sallën e seancave plenare të Parlamentit në qytetin e Afrikës së Jugut, Cape Town. Pamjet video treguan një shtëllunga tymi të zi duke mbushur qiellin, me flakë të mëdha që dilnin nga çatia e ndërtesës.
Presidenti i vendit, Cyril Ramaphosa vizitoi vendin e ngjarjes dhe e quajti atë një “ngjarje të tmerrshme dhe shkatërruese”. Një 51-vjeçar është ndaluar dhe po merret në pyetje nga autoritetet, tha policia.
Zjarri, i cili filloi pak pas orës 06:00 me orën lokale erdhi një ditë pas funeralit shtetëror të Kryepeshkopit Desmond Tutu në Katedralen e Shën Gjergjit, pranë Parlamentit.
Presidenti Ramaphosa tha se sistemi antizjarr i ndërtesës nuk kishte funksionuar siç duhet dhe vlerësoi zjarrfikësit që iu përgjigjën alarmit në pak minuta. “Pa ndërhyrjen e tyre Asambleja Kombëtare do të ishte bërë hi”, tha ai.
Zyrtarët thanë më vonë se i gjithë kompleksi parlamentar ishte dëmtuar rëndë.
Jean-Pierre Smith, një anëtar i komitetit të kryebashkiakut të Cape Toën për sigurinë u tha gazetarëve se çatia mbi sallën e vjetër të asamblesë ishte “i zhdukur plotësisht” dhe dëmet e mëtejshme brenda dhomës së vjetër nuk ishin vlerësuar ende.
“Nuk është e mundur të shihet nëse është dëmtuar. Shpresojmë të mos jetë, sepse ka kaq shumë artefakte historike”, tha ai.
Zyrtarët thanë se zjarri filloi në zyrat e katit të tretë dhe u përhap shpejt në dhomën e Asamblesë Kombëtaredhoma e ulët e parlamentit. Asnjë lëndim nuk është raportuar dhe nuk ka asnjë tregues se çfarë mund ta ketë nisur zjarrin.
Parlamenti aktualisht nuk është në seancë për shkak të pushimeve. Ky është zjarri i dytë në parlament në më pak se një vit. Në mars pati një zjarr të shkaktuar nga një defekt elektrik.