Viti 2021 e mbyll zyrtarisht me 2 mijë e 36 viktima nga COVID-19 në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka publikuar shifrat e fundit të COVID-19 duke bërë me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar dy humbje jete dhe kanë rezultuar pozitivë 708 qytetarë.
Në Spitalin Infektiv janë duke marrë trajtim spitalor të specializuar 90 pacientë, ku 10 prej tyre janë në gjendje të rënduar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 293 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 200 mijë e 758 që nga fillimi i epidemisë.
Kanë humbur jetën, që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri, 3 mijë e 217 qytetarë. Janë kryer mbi 1.48 milionë testime totale dhe 4 mijë e 485 ditore.
Aktualisht janë 6 mijë e 249 raste aktive me COVID-19 në të gjithë vendin.
MSHMS-ja u ka bёrё apel qytetarëve për t’u vaksinuar, me qendrat shëndetësore dhe pikat e vaksinimit që po ofrojnë shërbimin kudo në vend.
Tashmë ka nisur dhe procesi i vaksinimit për fëmijët mbi 12 vjeç. Si, dhe marrja e dozës së tretë për të gjithë qytetarët – +18 vjeç – të cilët kanë kaluar gjashtë muaj nga kryerja e dozës së dytë.