Artisti i mirënjohur Agron Llakaj ishte i ftuar mengjesin e fundit të 2021 në studion e emisionit “7pa5” ku rrefeu 2021 në planin personal dhe atë artistik.
Aktori i dashur I humorit për familjet shqiptare rrëfeu një moment shumë të vështirë pak muaj më parë kur atij u desh të përballej me humbjen e motres për shkak të Covid-19.
Mirëpo përtej një moment kaq të vështirë, Agron Llakaj tha se 3 ditë më pas iu desh të ngjitej në skenë në shenjë respekti për publikun që e do dhe e mbështet prej shumë vitesh.
“Kete vit une humba motren, ishte e papritur. Artistin jështu e ka bërë Zoti, duhet të dali mbi veten, sepse te jesh aktor është një sakrilegj. Realitet I vështirë , por ia kemi dal, duke u dhënë buzeqeshje publikut. Sepse në fund të fundit pavarësisht se vaksina thonë që është shpëtim, unë mendoj se e qeshura mund shumë gjëra” rrefen Agroni mes lotëve që nuk i mbajti dot.
Më poshtë intervista e plotë e Agron Llakaj në studionin e “7pa5”.