Nata e Vitit të Ri festohet gjerësisht në botë, por në vendin tonë kjo është një ndër festat e preferuara të njerëzve, kur ata për një ditë mundohen të harrojnë çdo gjë dhe shijojnë momentet me njerëzit e tyre të dashur.
Ndër traditave më të rëndësishme, egzistojnë dhe disa besëtytni për të patur fat gjatë vitit të ardhshëm.
Gatimi i thjerrëzave
Bestytnia e gatimit të thjerrëzave vjen nga Italia dhe simbolizon monedhat, pasi në antikitetin romak dhurohej gjithmonë një çantë me thjerrëza duke shpresuar që ato të shndërroheshin në monedha.
Hapja e një kokrre shege
Një kokërr shegë e hapur dhe e vendosur mbi tryezën e shtëpisë mendohet të sjellë mbarësi. Grekët mendojnë se ky frut është fatsjellës për nisjen e vitit. Ata e përplasin shegën në derën kryesore të shtëpisë dhe sa më shumë kokrra të dalin prej saj, aq më i mbarë do të jetë viti.
Konsumimi i rrushit
Në Spanjë njerëzit konsumojnë 12 kokrra rrush natën e Vitit të R, nga një kokërr për çdo muaji. Sipas tyre ky frut simbolizon bollëkun.
Frutat e rrumbullakëta
Në disa vende të tjera, kryesisht në Filipine, tryeza mbushet me fruta të rrumbullakëta, pasi kjo është forma e monedhave dhe sjellë të ardhura.
Puthja
Një tjetër gjë që mendohet të sjellë mbarësi është shkëmbimi i një puthjeje në mesnatë.
Hapja e një shisheje shampanjë
Edhe shampanja sjellë mbarësi, kështu që sigurohuni që të hapni një shishe shampanjë në mesnatë për të festuar mbërritjen e Vitit të Ri.
/b.h