Kryeministri Edi Rama u tall edhe sot me lajmet që qarkulluan në disa portale se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka blerë një makinë luksoze të markës Maybach.
Nga lagjja e re “5 Maji”, ku u shpërndanë apartamentet e para për familjet e prekura nga tërmeti, Rama tha: “Jam shumë krenar se është edhe një përgjigje me vepra e gjithë atyre fjalëve dhe e gjithë atyre maskarallëqeve që janë thënë, të cilat për hir të së vërtetës, nuk është se ndryshojnë bindjen time, apo nuk është se ulin energjinë time, apo se e bëjnë më të vështirë punën time, por kanë stresuar kaq shumë njerëz, kanë futur në ankth kaq shumë familje, kanë ngatërruar kaq shumë fqinj me njëri – tjetrin, e kanë futur frikën tek komunitetet që nga Kombinati, ku çfarë nuk shpikën, deri te “5 Maji”, e që nga Tirana e deri në Kavajë, në Vorë, në Durrës, në Laç, Kurbin, Lezhë, e deri në Mirditë.
Jo shtëpitë nuk do të ndërtohen kurrë, jo do t’jua marrin tokat që të bëjnë vilat e tyre, jo do bëjnë pallate për vete dhe do i shesin, jo po ju’a prishin juve që t’jua japin oligarkëve. Një mizerabilitet në emër të politikës dhe në emër të luftës të pakuptimtë për pushtet, që për kaq shumë kohë e bëri këtë proces të vështirë për njerëzit. Edhe sot e kësaj dite, në këtë moment që flasim, në Kombinat mund të gjeni njerëz që mendojnë se natën do shkojnë oligarkët dhe do t’u marrin tokat, e pastaj do shkojë Lali Eri atje të ndërtojë vila bashkë me Maybach-un, edhe me Lamborginin”, tha Rama.
Edhe dje kryeministri Rama i cilësoi shpifje dhe gënjeshtra fund e krye lajmet se kryebashkiaku Veliaj ka blerë një makinë luksoze.
Ti sh edvin je komandanti i ktyre maskaradhiqeve,pore vareni vethe ne veshe ktu do ti paguani pislliqet qe ju keni bere fukarejve shqiptare.Me te vertete ne si popull jemi te vdekur,pore mose harroni ai larte,qe eshte Zoti ai do ju ndeshkoje shume qe zdo te gjeni sherim asegjekundi.