ABC mëson detaje të reja nga operacioni i policisë së shtetit në bashkëpunim me agjentët e SPAK-ut që u finalizua me bllokimin dhe sekuestrimin e mbi 100 kg kokainë në Tiranë.
Kokaina, e fshehur në një kontejner me banane kishte tre ditë që kishte ardhur në portin e Durrësit, por mbrëmjen e sotme u vendos që të tërhiqej nga porositësit.
Strukturat kishin informacion mbi kokainën që ndodhej brenda kontejnerit, por nuk ndërhynë në port duke pritur për të zbuluar kush do të vinte ta merrte për t’i arrestuar.
Në momentin që kontejneri u nis nga Durrësi drejt Tiranës me destinacion magazinën në zonën e Vaqarrit, agjentët e SPAK-ut dhe të policisë që e kishin gjatë gjithë kohës në monitorim ndërhynë te “Ura e Beshirit” duke e bllokuar.
/b.h