Detaje të reja janë mësuar nga grupi hetimor lidhur me vdekjen tragjike të 27-vjeçarit Erion Rexhepi ditën e sotme në Cërrik, pasi i shpërtheu në dorë një sasi lënde plasëse.
Referuar një burimi nga grupi hetimor, dyshohet se i riu e ka gjetur lëndën plasëse në rrugë, sapo ka dalë nga shtëpia.
Pasi e ka parë si diçka të dyshimtë, sapo e ka kapur, lënda plasëse i shpërtheu Rexhepit në duar duke i marrë jetën. Po sipas të njëjtit burim nga grupi hetimor kemi të bëjmë “me një minë me telekomandë e cila dyshohet se ishte vendosur poshtë një makine, së cilës i ka rënë gjatë lëvizjes”.
Policia po punon për të identifikuar shënjestrën e atentatit mafioz me minë me telekomandë, që në fund i mori jetën aksidentalisht të riut Erion Rexhepi ditën e sotme në Cërrik.
/b.h