Bllokohen 300 kg kokainë në një konteiner bananesh në Tiranë, 2 të ndaluar.
Operacioni vazhdon per arrestimin e personave te tjere.
Aksioni është ndërmarrë nga sektori i narkotikëve pranë Policisë së Shtetit dhe magazina, ndodhet në zonën e Vaqarrit në Tiranë.
Paraprakisht mësohet se janë disa të shoqëruar, ndërsa hetimet janë ende duke vijuar.
Mesohet se kjo sasi kokaine ka qëndruar në portin e Durrësit në një kontenier me banane prej gati tre ditësh dhe ka qenë nën vëzhgimin e policisë përgjatë gjithë kësaj kohe.
Uniformat blu kanë ndjekur të gjithë itinerarin e drogës, ku nga porti i Durrësit ka shkuar në urën e Beshirit në Tiranë, ku dhe Policia ka ndërhyrë duke ndaluar 2 persona dhe sekuestruar sasinë e drogës.
Nuk dihet ende identiteti i 2 personave të ndaluar, roli i tyre si edhe kompania e bananeve ku ishte fshehur kjo sasi kokaine./m.j