Të premten, në orët e hershme të mëngjesit, pjesëtarë të njësitit për krime ekonomike të Policisë së Kosovës kanë filluar bastisjet nëpër disa lokacione të Prishtinës. Në interesimin e Kohës Ditore për këtë aksion policor, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani vetëm ka konfirmuar se aksioni po vazhdon, ndërsa nuk ka dashur të japë sqarime të tjera. Supozohet se bastisjet po bëhen pas dyshimeve për krime ekonomike e korrupsion.