Një 25-vjeçare nga Shqipëria u arrestua nga policia gjermane në Kobhez pasi një 37-vjeçar në banesën e saj në 26 dhjetor.
Mediat gjermane raportojnë se fillimisht mes dy personave ka patur një sherr dhe më pas shqiptarja e ka vrarë personin në shtëpinë e saj.
Deri tani, 25-vjeçarja nuk ka rrëfyer asgjë në polici, ndërsa prokurorët e çështjes ende nuk kanë gjetur asnjë informacion që lidh të dy personat me njëri-tjetrin. Prokuroria lëshoi urdhër arresti ndaj saj ditën e mërkurë dhe tashmë do t’i nënshtrohet gjyqit./m.j