Gjatë një konferencë për mediat, kryeminisitri i vendit, Edi Rama, po mban një takim me gazetarët ku po diskuton ngjarjet dhe vendimet më të rëndësishme të vitit 2021.
Rama është ndalur edhe tek skandali i pagave që bëri bujë disa ditë më parë. Kryeminsitri me tone të forta ka deklaruar se kush fshihet pas skandalit të daljes së pagave, do të përgjigjet para ligjit.
Më tej Rama thekson: Ekspozimi i të dhënave personale është i papranueshëm por nga ana tjetër sot ka një pasqyrë në sytë e të gjithë atyre që kanë patur mundësi ta shohin atë pasqyrë dhe të paktën askush ska çfarë të thotë, duke filluar nga mediat.
Askush nuk do ma thotë dot që po sulmoj mediat duke kërkuar prej tyre që japin paga fiktive të rregullojë deklarimet.
Dr e tatimeve do të nis një letër për të gjithë tatimpaguesit për deklarime fiktive duke u kërkuar që të vetë rregulohen deri më 20 janar. Sepse kjo është data e deklarimeve të reja. Në rastë se deklarimi i pasaktë dënohet me gjobë, evazioni dënohet me burg.
/a.r