Kur skuadrat në Itali po bëhen gati për tu rikthyer në fushë, Serie A është goditur nga Covid-19. Skuadra e Torinos ka njoftuar se një lojtar dhe një pjesë e stafit është prekur nga Covid-19 edhe pse të dy janë të vaksinuar. Raste të reja ka patur edhe skuadra e Fiorentinës me katër raste.
Klubi nga Firence komunikoi gjithashtu se të gjitha testet ishin kryer individualisht dhe të ndarë nga njëri tjetri. Për pasojë, pjesa tjetër e ekipit nuk do të karantinohet, por do të stërvitet normalisht.
Spezia ka shtyrë seancën e fundit stërvitore për shkak të dy rasteve që kanë rezultuar pozitiv. Një lëvizje që do ti lejojë stafit ti testojë lojtarët për të shmangur përhapjen e ndonjë shpërthimi.
COVID-19 ka prekur edhe ekipin e Empolit të tre lojtarëve shqiptarë, Nedim Bajrami, Kristjan Asllani dhe Ardian Ismajli.Këtë lajm e ka bërë publike vetë klubi toskan me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj teksa shkruajnë se janë infektuar tre persona.
Nuk përmenden emra saktësisht, por klubi i Empolit bën me dije se janë të vaksinuar me të dyja dozat dhe janë vetë-izoluar në bazë të protokollit anti-COVID.