Nikollë Lesi e ka shpallur kryeministrin Edi Rama si “Politikani i Vitit” në një sondazh online që ka bërë në gazetën e tij.
Lesi thotë se Rama ka një zhdërvjelltësi të paparë dhe që ka përçarë Partinë Demokratike.
Në motivacion, “Koha Jonë” ndër të tjera shkruan:
“Edi Rama me një zhdërvjelltësi të paparë mikloi Lulzim Bashën dhe e nxori nga çadra në maj 2017 dhe i dha ca qoka pushteti, duke e mbytur me “mjaltin” e qeverisë. Në zgjedhjet e 25 prillit 2021 përdori çdo mjet regjimi dhe ia mori prapë për të tretën herë pushtetin PD-së, një parti pa lider që tashmë është kthyer në “lesh arapi”, nënvizohet në motivacionin e kësaj shpallje. (TemA)
g.kosovari