Duket se 2021-shi nuk ishte viti i kurorëzimit të dashurisë për disa. Ja kush nga çiftet e estradës shqiptare i kanë dhënë fund lidhjeve të tyre këtë vit.
Bora-Donald
Teoritë për ndarjen e Borës dhe Donaldit nisën që në prill, rrjedhimisht çifti ishin në kryeqendër të mediave. Edhe pse në fillim të “Big Brother VIP” ata shkëmbyen një puthje që dukej si një fillim i ri, nuk ndodhi kështu. Aktori i humorit krijoi një lidhje tjetër brenda shtëpisë me Beatrix Ramosaj.
Orjola-Eros
Oriola Marashi dhe Eros Grezda i dhanë fund lidhjes së tyre. Ata kishin planifikuar martesën e tyre por duket sikur gjërat nuk i kanë shkuar sipas planit. Edhe pse ata nuk kanë dhënë një reagim të mirëfilltë, thuhet se janë ndarë për shkak të distancës dhe keqkuptimeve me njeri-tjetrin.
Cozman-Fjolla
Cozman dhe Fjolla kanë qenë një nga çiftet më të përfolura që gjithashtu janë ndarë. Për këtë gjë ka reaguar vetëm Fjolla , e cila është shprehur se shkaku i ndarjs së tyre ka qenë xhelozia e tepërt. Ajo tha se reperi ishte shumë posesiv.
Romeo-Jonida
Ashtu si vëllai i tij binjak, edhe Romeo Veshaj i ka dhënë fund një lidhje gjatë vitin 2021, atë me Jonida Maliqin. Arsyeja konkrete e ndarjes së tyre nuk dihet ndërkohë që Maliqi është shprehur se marrëdhënia e tyre u konsumua. Edhe pse thashethemet kishin qarkulluar se ata kishin bërë plane për martesë.
Erion-Blerta
Erion Zeqiraj dhe Blerta Ligaj i kanë dhënë fund lidhjes së tyre në mënyrë të papritur. Erioni i bëri një propozim të veçantë për martesë Blertës, megjithatë ata u ndanë dhe kjo u kuptua kur Erioni fshiu të gjitha fotot me të nga Instagrami. Kurse Blerta e mbylli llogarinë e saj.
/a.r