Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fluturimin e mbrëmshëm Billund – Tuzla. Bëhet me dije se një burrë dyshohet se ka tentuar të hapë derën e avionit gjatë fluturimit.
Nga ana tjetër mediat e huaja raportojnë se aeroplani për shkak të mjegullës nuk mundi të ulej në aeroportin e Tuzlës dhe pas informacionit se fluturimi ishte devijuar për në Beograd, një nga pasagjerët u ngrit nga ulësja e tij dhe u përpoq të hapte derën.
Ndër të tjera mësohert se pasi burri u pengua të bënte një gjë të tillë, vetëm sepse do ndalonin në Beograd të njëjtën ka tentuar të bëjë edhe gruaja e tij. Më pas të dy ata janë arrestuar nga policia./m.j