Pas dy ditëve intensive me reshje shiu, gjithsej në të gjithë Shqipërinë janë 5720 hektarë tokë e përmbytur. 1290 hektarë tokë janë përmbytur në qarkun e Tiranës, 1700 ha në Durrës, 1080 në Lezhë, 1 mijë hektarë tokë në Fier, 110 hektarë në Berat dhe 90 hektarë në Dibër.
Në kryeqytet, problematik është situata mbi urën e Laknasit, teksa lumi i Tiranës ka gërryer tokën, sipërfaqja e së cilës ka qenë e mbjellë me pemë në rreth 200 m katrorë të saj në këtë zonë. Në Rrogozhinë janë përmbytur 350 ha tokë bujqësore, në Sinaballaj të Kavajës janë përmbytur 110 ha tokë bujqësore.
Problematike mbetet situata në qarkun e Durrësit, ku në Sukth janë përmbytur rreth 250 të mbjella për shkak të daljes nga shtrati të lumit Erzen. Në Ishëm janë përmbytur rreth 200 ha tokë bujqësore në fshatrat Kapidanaj dhe Gjuricaj si pasojë e daljes nga shtrati i lumit Ishëm. Në njësinë Administrative Katund i Ri janë përmbytur po ashtu rreth 250 ha toka të mbjella. Përmbytje të mëdha ka dhe në Spitallë e Xhafzotaj përkatësisht nga 100 hektarë të përmbytura, si dhe në bubq rreth 20 hektarë të mbjella.
Edhe Lezha vazhdon të jetë e prekur nga përmbytjet pasi daljes nga shtrati të lumit Gjadër, i cili ka shkaktuar përmbytje në Dajç, Balldre e Torovicë, ku rezultojnë mbi mijë hektarë tokë nën ujë. Në fshatin Pllane janë 13 familje të përbytura dhe 3 familje të evakuara.
Në rrethin e Fierit janë nën ujë 750 ha tokë. Në Qarkun Berat në të treja rrethet Berat, Kuçovë dhe Skrapar nga informacionet e marra nuk ka situata problematike, por prurja e lumit Osum është duke u shtuar, ndërsa në qarkun e Dibrës, deri tani ka rreth 90 hektarë tokë të përmbytur.
Raportohet se në Shijak, ku 40 familje u evakuuan si pasojë e përmbytjes së banesave të tyre, uji ka nisur të tërhiqet. Dalja e lumit Erzen nga shtrati solli mjaft probleme për shijakasit, ndërsa sot Bashkia ka mbledhur Shtabin e Emergjencave për të nisur verifikimin e dëmeve dhe shpërndarjen e ndihmave ushqimore.
Sakaq edhe lumi Shkumbin është kthyer në shtratin e tij, duke sjellë përmirësimin e situatës në fshatrat e Lushnjes dhe Elbasanit, Kavajës ku mijëra hektarë u përmbytën. Po punohet për riparimin e argjinaturës së lumit, pastrimin e zonës dhe bërjen e bilancit të dëmeve.
Gramsh, shembet ura në Kukur pasi po kalonte autobuzi linjës
Një autobus për pak sa nuk ka rënë në lumë, pas kalimit të tij në urën e shembur në hyrje të fshatit Kukur në Gramsh. Shembja e urës ka ardhur vetëm pak minuta pasi kaloi autobusi i linjës Kukur-Gramsh, për shkak të gërryerjes nga rrjedha e lumit.
Ja si paraqitet situata në akset rrugore kombëtare sipas ARRSH
QARKU | Situata | Rekomandime |
TIRANË |
Aksi Tiranë-Krrabë (km29)-Elbasan është i kalueshëm normalisht.
Akset Tiranë-Trau Dajt-Qafë Mollë-Bizë + Trau Dajt-Antena janë të qarkullueshme, aksi Qafë Priskë-Shëngjergj qarkullohet me një kalim. Në gadishmeri jane 2 borepastruese, ekskavator, grejder dhe 7 punetore. Në aksin Sauk – TEG – Ibë – Elbasan, qarkullimi kryhet në aksin e ri. Megjithatë në gadishmëri janë mjete dhe punëtorë. Në segmentin Ura e Farkes-R/rr Mullet, është në rrezik të vazhdueshëm gjendja e inklinuar e pishave. Rruga është e hapur por duhet KUJDES!!!!!! Ka 10 punëtorë, fadroma, 1 kamion vetëshkarkues në gadishmëri. Në aksin Ura e Peshkatarit – Berzhitë ka një çedim të trupit të rrugës me 10 ml, deri në gjysmën e korsisë. Në këtë segment ka patur shembje nga skarpata qe janë pastruar. Sapo është aktivizuar një shkarje masive në Dobresh, dhe qarkullimi është bllokuar nga aksi i vjetër. Kalohet nga aksi i Ri Tiranë – Elbasan. |
Në segmentin Qafë Priskë-Shëngjergj ka përqendrim të makinerive të rënda dhe punëtorë për të ndërhyrë në zgjidhjen e problemit që u raportua dje. Segmenti prej 60 ml është me një kalim.
Gjithashtu po punohet për normalizimin e shpatullave dhe urave të gërryera nga lumi. Janë marrë masa me sinjalistikë. |
DURRËS | Nuk ka probleme në akset e këtij qarku. | Të bëhet kujdes në qarkullim, pasi ka trafik në akset e këtij qarku. |
VLORË |
Në akset e këtij qarku nuk ka probleme për qarkullimin.
Situata mbahet në monitorim të vazhdueshëm, sidomos pikat ku ka rënie materialesh. Në vendin ku ndodhi rrëshqitja në afërsi të Hotel Ninfa, ka patur rënie gurësh, të cilët janë pastruar. Në Llogora janë në gadishmëri 1 borëpastruese, 1 fadromë dhe 5 punëtorë. |
Te bëhet kujdes në kalimin e segmenteve ku ka rrezik për rënien e dherave dhe të respektohet sinjalistika e vendosur. |
GJIROKASTËR | Situata mbahet në monitorim të vazhdueshëm, sidomos në zonat e njohura ku ka rrëshqitje siç janë Shkalla e Zezë ku jane ne gadishmëri 1 fadromë dhe 6 punetorë, dhe Rapi i Kuqarit, ku janë në gadishmëri 1 fadromë dhe 5 punëtorë. Rekomandohen përdoruesit e rrugës, që në këto zona të respektojnë sinjalistikën e vendosur. Në të gjitha akset e këtij qarku nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve. | Të bëhet kujdes në kalimin në segmentet rrugore ku ka rrezikshmëri për rënien e gurëve në rrugë. |
ELBASAN |
Sapo njoftohemi se në aksin Cërrik – Gramsh, segmentin Banjë – Drizë, është i bllokuar, si pasojë e fryrjes të liqenit të Devollit.
Gjithashtu sapo është hapur aksi Elbasan – Librazhd. Në Xibrakë kishte një shembje masive, por kontraktori punoi në të dyja krahët e rrugës për normalizimin e situatës me mjete të shumta. Tani ky aks është i qarkullueshëm. Ka rreshje shiu ne te gjithe qarkun 1. Aksi Elbasan-Librazhd-Qafë Thanë, ka si pika më të vështira:
Aksi është i kalueshem. Punohet në km 63.2, tek shembja e murit mbajtës rreth 60 ml që ka ndodhur dje, dhe në km 64 në Xibrake për pastrimin përfundimtar të aksit.si rezultat i shembjes. Në gadishmëri në këtë aks janë 2 fadroma, 2 kamionë dhe 10 punetorë, për çdo rënie materialesh në rrugë. Situata per momentin eshte normale. Në aksin Librazhd – Steblevë rruga është e kalueshme. Punohet në km 10, Qafë Drizë për pastrimin e shembjeve. Këtu janë në gadishmëri 1 traktor me zinxhirë, 1 fadromë dhe 11 punëtorë.
Në këto momente qarkullimi është normal. Ketu janë në gadishmëri 1 kamionçinë, 1 fadromë dhe 4 punetorë. 3. Në Papër, km 57, situata është normale. 4. Aksi Elbasan – Gramsh ka si segmente më të veshtirë:
Ky aks është i kalueshëm, ka gurë në bankinë, po punohet për pastrimin e tyre. Ka mjete e punëtorë në gadishmëri. Segmenti rrugor K/Shirgjan-Drizë është i kalueshëm, po punohet për pastrimin e mbetjeve. Në të gjitha këto pika të rrezikshme ka mjete dhe njerëz në gadishmëri. është kryer pastrimi i akseve nga gurët dhe materialet e tjera. |
Të bëhet kujdes në akset ku ka materiale në rrugë. Të respektohen tabelat e sinjalistikës. |
KORÇË |
Ka përmirësim në qarkullimin e mjeteve.
Firmat kontraktore po mbajnë në monitorim të vazhdueshëm situatën. Gjendja e Akseve rrugore të Qarkut Korcë paraqitet normale. |
Të bëhet kujdes në akset ku ka materiale në rrugë. Të respektohet sinjalistika ne vendet ku ka prani te ngricave ne rruge. Të përdoren zinxhirët në segmentin Kordhë – Dardhë |
FIER | Nuk ka probleme për qarkullimin në akset e këtij qarku. | Të bëhet kujdes në lëvizje, për shkak të fluksit të makinave |
BERAT | Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në akset e këtij qarku. Punohet për pastrimin e akseve, në kuader të kontratave me performancë. Gjatë ditës së djeshme ka patur rënie gurësh në aksin Berat – Çorovodë, që janë pastruar. | |
KUKËS | Në të gjitha akset ka rënie gurësh në rrugë, të cilët pastrohen nga firmat kontraktore.
Në aksin Tuneli Kalimash – Kukës – Morinë janë në gadishmëri 3 mjete, në aksin Kukës – Krumë janë në gadishmëri 2 mjete, në aksin Kukës – Draj Reç janë në gadishmëri 2 mjete, në aksin Domaj – Bushtricë janë në gadishmëri 2 mjete, në aksin Kukës – Qafë Shllak janë në gadishmëri 2 mjete, në aksin Kukës – Ura e Zapodit janë në gadishmëri 2 mjete, në akset e Tropojës janë në gadishmëri 10 mjete. 1. Në aksin Krumë- Qafë Prush, në një gjatësi prej 80ml, ka një çedim të trupit të rrugës. është vendosur sinjalistika përkatëse dhe qarkullimi vazhdon normalisht. 2. Në aksin B. Curri – Valbonë, në km 13 -17, në vendin e quajtur Prroni i Thatë, ka h rënie gurësh masive që sjellin rrezikshmëri për qarkullimin. 3. Në aksin Fierzë – Lekbibaj , në vendin e quajtur Shkëmbi i Rajës, ka herë pas here shembje dhe rënie gurësh. Janë pastruar nga firma kontraktore. 4. Në aksin Domaj – Bushtricë, ne km 27, 29 dhe 31 nga Kukësi, ka çedim të trupit të rrugës 20-70 cm, dhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve. 5. Edhe në akse të tjera ka rënie gurësh në rrugë, të cilat janë pastruar nga kontraktorët. Në të gjitha akset e këtij qarku, qarkullimi kryhet normalisht. |
Të bëhet kujdes dhe të respektohet sinjalistika në vendet ku ka probleme në rrugë dhe rënie gurësh e materialesh të tjera. |
DIBËR | Në akset e Burrelit dhe Bulqizës ka rënie gurësh në rrugë, të cilët po pastrohen me fadroma nga firmat kontraktore.
Në akset e këtij qarku janë në gadishmëri 14 mjete, në zonat ku ka rrezik për rënien e materialeve në rrugë. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në zonat ku ka rrezik të rënies së materialeve në rrugë, si dhe të lageshtisë në rrugë. 1. Gjatë gjithë aksit Skurraj – Burrel , ka herë pas here rënie gurësh në rrugë, që krijojnë probleme në qarkullim. Inspektorët dhe firmat kontraktore punojnë vazhdimisht për pastrimin e tyre. Në vendin e quajtur Baz, ka çedim të trupit të rrugës dhe shembje të murit pritës të rrugës. Në keto zona duhet të tregohet kujdes nga përdoruesit e rrugës. Ne gadishmeri jane 2 mjete. 2. Në aksin Burrel – Qafë Bualli, 1.5 km në dalje të qytetit të Burrelit, ka një çedim masiv të trupit të rrugës. Për momentin nuk ka probleme për qarkullimin. 3. Në aksin rrugor Kuben – Vasie, në km 19.5 nga Peshkopia, në fshatin Vleshe, ka një çedim të trupit të rrugës. Deri në këto momente nuk ka probleme për qarkullimin. |
Të bëhet kujdes në qarkullim në akset ku ka inerte në rrugë dhe të respektohet sinjalistika. |
SHKODËR | Ne akset Dedaj – Razëm dhe Koplik – Bogë ka renie gurësh si pasojë e rreshjeve te shumta. Ne gadishmëri jane 2 mjete fadroma, që po bëjne pastrimin e akseve. Edhe ne aksin Shkoder – Qafe Qele ka rrezik per renie guresh ne rruge. Edhe ketu eshte ne gadishmeri 1 fadrome., ne aksin Shpal – Ura e Repsit jane ne gadishmeri 2 mjete, ne aksin Rreshen – Qafe Bene jane ne gadishmeri 2 mjete. Ne aksin Qafe Mali – Fierze jane ne gadishmeri 2 mjete, ne aksin K.Hadroj – Qafe Bene jane ne gadishmeri 2 mjete.
Në aksin Qafë Mali – Fierzë ka një shkëputje trupi i rrugës me një gjatësi 25 ml, në vendin e quajtur Miliska. Po punohet për të gjetur një rrugë alternative kalimi. Për momentin qarkullimi është i bllokuar. Edhe në aksin K/Hadroj – Qafë Benë ka rënie gurësh. Po punohet me fadromë për largimin e tyre nga rruga. 1.Në aksin Qafë Laç – Qafë Qelë ka zona me rrezik për renien e gurëve, prandaj duhet të bëhet kujdes në qarkullimin në këtë aks. 2. Në aksin Pukë – Fushë Arrëz, në vendin e quajtur Kroi i Zojes, ka shembje të murit mbajtës të rrugës dhe çedim të saj. Situata e qarkullimit është normale. Ne gadishmeri eshte 1 mjet. 3. Gjatë aksit Fushë Arrëz – Qafë Mali – Qafë Shllak, ka herë pas here rënie gurësh dhe shembje të skarpatave, por nuk ka probleme për qarkullimin. Në gadishmëri është 1 mjet. 4. Në aksin Vau i Dejës – Koman ka segmente ku ka rrezikshmëri për rënie gurësh e materialesh në rrugë. Në këtë aks, disa prej urave janë të dëmtuara, prandaj rekomandohet të bëhet kujdes në qarkullim. |
Gjithashtu të bëhet kujdes në zonat ku ka rënie gurësh e materialesh në rrugë.
Gjithashtu rekomandohen përdoruesit e rrugës të respektojnë sinjalistikën dhe të ecin me kujdes në këto akse. |
LEZHË |
Ne aksin Milot – Skurraj – Rreshen eshte ne gadishmeri 1 mjet, ne aksin Ura e Zogut – Rubik – Rreshen eshte ne gadishmeri 1 mjet, ne aksin Rreshen – Tuneli i Thirres jane ne gadishmeri 3 mjete.
Në Strungaj, km 34 nga Rrëshen – Tuneli, ka ndodhur një shembje masive dheu. Është punuar gjithë natën nga kontraktori për heqjen e dherave dhe aluvioneve nga rruga dhe sot nuk ka probleme për qarkullimin. Edhe në akset Shpal – Ura e Repsit, Milot – Skurraj – Rrëshen, Ura e Zogut – Rubik – Rrëshen, Rrëshen – Qafë Benë, ka rënie gurësh në rrugë. Po punohet me fadroma për pastrimin e akseve. 1.Në aksin Rrëshen – Tuneli i Thirrës, në zonat e quajtura : a. Mashterkovë km 26, b. Fan km 28.5, c. Bicak km 34, ka shembje të dherave dhe bllokime të kanaleve anësore dhe tombinove, dëmtim të pritave mbrojtëse si dhe spostim të shtresës asfaltike nga vija e projektit. Megjithatë qarkullimi kryhet normalisht në këtë aks. 2.Në aksin Fushë Milot – Lezhë, ka demtim të fugës së diletacionit, në Urën mbi lumin Drin, ne km 0.900. është vendosur sinjalistika përkatëse dhe për momentin nuk ka probleme me qarkullimin. |
Të bëhet kujdes dhe të respektohet sinjalistika rrugore. |