Kreu i shoqatës për mbrojtjen e konsumatorit dhe prodhuesit vendor, Ervin Resuli, ka qenë sot në Prokurorinë e Posaçme për të denoncuar ish-ministren e Bujqësisë Milva Ekonomi dhe tre zyrtarë të lartë të kësaj ministrie.
Denoncimi ka të bëjë me zbulimin e fakteve tronditëse për qarkullimin e medikamenteve bujqësore dhe veterinare kancerogjene në vend.
Resuli tha se personat e kallëzuar për veprimet apo mosveprimet e tyre, në rastin më të mirë me mosushtrim të detyrës, por pse jo të gjitha institucionet në sinkron duke mos vepruar në përputhshmëri me ligjin konsiderohen si një grup i organizuar që ka sjellë pasoja tek konsumatori.
/a.r