Ndalohet një shtetas në kërkim, i dënuar me 2 vite burg për veprën penale “Vjedhje me dhunë “
Më datë 07.01.2016, u ndalua shtetesi në kërkim:
○ Edison Haklaj, 21 vjeç, banues në Tropojë, i deportuar nga Gjermania në PKK Rinas.
Ky shtetas u ndalua sepse me vendimin penal datë 08.10.2013, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësore Tiranë, si dhe datë 10.09.2014 të Gjykatës së Apelit Tiranë, është dënuar me 2 ( vjet) burg për veprën penale “Vjedhje me dhune” e kryer në bashkëpunim.