Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e së martës pamje nga procesi i rindërtimit në Laç. Në postimin e bërë në llogarinë e tij në Facebook, Rama shkruan se sot familjet e prekura nga tërmeti në Laç do të nisin të kthehen në shtëpitë e reja.
Rama ka publikuar në profilin e tij në ‘Facebook’ një video me takimet me banorët pas tërmetit, gjatë kohës që ishin të pastrehë, shtëpitë e dëmtuara dhe më pas banesat e reja.
“MIRËMËNGJES
dhe me kënaqësinë që sot familjet e prekura nga tërmeti në Laç do të nisin të kthehen në shtëpitë e reja, teksa plagët e rënda të tërmetit po shërohen një e nga një, ju uroj një ditë të mbarë.”, shkruan Rama.