Një nga gazetat më të mëdha në Belgjikë, në një cikël artikujsh dedikuar turizmit mjekësor jashtë vendit, sjellin edhe Shqipërinë si vendin ku kryhen kryesisht trajtimet dentare. Në shkrimin e saj tek “La libre”, gazetarja Laurence Dardene, e cila ka udhëtuar vetë në Tiranë, synon të sjellë një panoramë të plotë të turizmit mjekësor nga ana e pacientëve belgë. “Kirurgjia e syve në Tajlandë, mbjellja e flokëve në Turqi, protezat dentare në Shqipëri: A është turizimi mjekësor një ide e mirë apo e gabuar”, shkruan ndër të tjera gazetarja belge. Ndërsa në artikullin e saj të parë ajo ka sjellë avantazhet dhe disavantazhet e trajtimeve mjekësore jashtë vendit, Dardene paralajmëron në botimin e nesërm vizitën e saj në klinikë dentare në Shqipëri.
Chirurgie oculaire en Thaïlande, implants de cheveux en Turquie, prothèses dentaires en Albanie : le tourisme médical, une (fausse) bonne idée?
lalibre.be