Aksidenti i rëndë në Milot në Rrugën e Kombit këtë të hënë i mori jetën fëmijës 3 vjeç dhe babait të tij Shkurt Prenga, kurse nëna ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Abc ka siguruar foto të familjes nga Lezha, për të cilët kjo natë rezultoi tragjike.
Viktimat janë një fëmijë 3 vjeç, O.Prenga., dhe babai i tij Shkurt Prenga 33 vjeç, ndërsa mbeti e plagosur edhe bashkëshortja e 33 vjeçarit, Fabiola Prenga 26 vjeçe. Kjo e fundit është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë.
I mituri udhëtonte me prindërit në makinën “Opel”. Fëmija gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa i ati u dërgua në spitalin e Lezhës, ku dhe humbi jetën pak kohë pas ngjarjes. E vetmja e mbijetuar nga kjo familje është gruaja, e cila po lufton për jetën.
Paraprakisht dyshohet se ishte “Opeli” që u fut në parakalim të gabuar duke i shkuar përballë “Benz”-it.
g.kosovari