Situata në selinë e Partisë Demokratike vijon të jetë e tensionuar.
Emigrantja Evi Kokalari e cila i është bashkuar skuadrës së ishkryeministrit Sali Berisha ka bërë një “parashikim” për vitin që do vijë.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo shkruan se në vitin 2022, kryetari i PD do jetë Berisha, ndërsa shton se po ky i findit do i japë regjimit monist të Edi Ramës.
“Në 2022, Sali Berisha bëhet Kryetar i Partisë Demokratike dhe Lider i opozitës së konsoliduar, të ripërtërirë dhe të fuqizuar, që do ti jap fund regjimit monistik të Edi Ramës. Viti i ardhshëm do të jetë padyshim një vit i mbarë për Shqipërinë!”, shkruan Kokalari.
/b.h