Aktori Syl Kuqi, ish-aktor rezident i Teatrit Kombëtar të Kosovës është ndarë nga jeta. Teatri Kombëtar i Kosovës njofton se karriera e aktorit Syl Kuqi ndërlidhet me filmin artistik dhe punën e tij aktoriale në Teatër për dekada me radhë.
Lajmin e trishtë e ka konfirmuar Teatri Kombëtar i Kosovës me anë të një postimi në Facebook, ku ka shprehur dhe ngushëllimet për familjarët.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të aktorit Syl Kuqi, ish aktor rezident i Teatrit Kombëtar të Kosovës. Karriera e aktorit Syl Kuqi ndërlidhet me filmin artistik dhe punën e tij aktoriale në Teatër për dekada me radhë.
Që nga Kosovafilmi, pastaj Teatri Popullor Krahinor, më vonë TKK – ja, si dhe në produksione të filmit të pavarur, ai ishte angazhuar vazhdimisht dhe ka lënë mbresa të theksuara sidomos në fushën e filmit. Teatri Kombëtar i Kosovës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij dhe mbarë komunitetit artistik,”- shkruan Teatrit Kombëtar të Kosovës.