Mbrëmja e djeshme rezultoi tragjike për 24-vjeçarin Kristian Margjunin në Lezhë.
Ai pësoi një aksident tragjik teksa ishte duke udhëtuar me automjetin e tij, së bashku me të fejuarën e vëllait.
Përplasja e fortë me murin bëri që të dy të humbnin jetën. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia e lartë. Dy të rinjtë ndërruan jetë menjëherë në vendngjarje.
Ndërkohë, të afërmit e 24-vjeçarit kanë shprehur dhimbjen e madhe në rrjetet sociale. Ata kanë vendosur në profilin e tyre në facebook shiritin e zi dhe luten që shpirti i dy të rinjve të prehet në paqe.