Vetëm disa orë më parë federata ndërkombëtare e antidopingut njoftoi se sportistët tanë që morën pjesë në Botërorin e peshëngritjes janë të pastër.
Një lajm që zyrtarizon arritjen historike të Shqipërisë në këtë aktivet me një medalje ari dhe dy argjendti falë Briken Cajes i cili deri më sot që pas atij rezultati kishte zgjedhur të heshtte.
Briken Calja: Heshta pikërisht për këtë qëllim që të dilnin këto rezultate dhe të gjithë të kuptonin që ne luajmë pastër dhe që Shqipëria ka marrë medalje që vende të tjera shumë më të mëdha se ne i ëndërrojnë.
Falë këtij rezultati që është vazhdimësia e disa rezultateve të mëparëshme, kryeministri Edi Rama premtoi një fond shtesë për shumësportëshinn dhe masivizimin e tij. Peshëngritja është sporti që do të përfitojë më tepër dhe presidenti Elerz Gjoza na tregon diçka më tepër rreth projektit.
Elez Gjoza: Do të ketë një fond në total prej 5 milion eurosh dhe ne do të zbresim nëpër shkolla bashkë me trajnerët për të përzgjedhur elementët e rinj sepse peshëngritja tashmë është një sport masiv.
Në mbyllje të këtij viti kalendarik Briken Calja ka një dedikim dhe falenderim të veçantë.
Briken Calja: Falenderoj shumë familjen tim që në kaq shumë kohë e kam kufizuar dhe kushtëzuar duke i mohuare të drejtat e tyre. Bashkëshortes mamit babit dhe vëllezërve. Pa ata do të isha askushi.
Ndërkohë viti 2022 sipas presidentit të FSHP-së do të jetë viti i peshëngritjes.
Elez Gjoza: Do të jetë viti jonë pasi do të oprganizojmë europianin e u20-23, do të organizojmë zgjedhjet e presidentit të federatës botërore në Tiranën dhe në vitin 2023 do të organizojmë edhe botërorin e të rinjve.