Kryeministri Edi Rama ka uruar qytetarët shqiptarë me rastin e festës së Krishtlindjes. Kreu i qeverisë ka postuar në rrjetin e tij social, një kartolinë të cilën ja kanë dërguar nga Thumana.
Në mesazh thuhet se kjo festë konsiderohet me të vërtetë Krishtlindje vetëm kur kremtohen duke u dhënë dritën e dashurisë atyre që kanë më shumë nevojë.
GËZUAR KRISHTLINDJET me këtë kartolinë ekskluzive live nga Thumana:
“Krishtlindjet janë me të vërtetë Krishtlindje, kur kremtohen duke u dhënë dritën e dashurisë atyre që janë më nevojtarët për të”