Skeçi “Plani Strategjik” i grupit humoristik “Stupcat” ka shkaktuar debat të fortë lidhur me pazaret që kanë bërë krerët e UÇK-së gjatë luftës me Serbinë. Politikanë, analistë, fytyra publike dhe qytetarë kanë reaguar, secili në mënyrën e vet, pas publikimit të këtij skeçi në një nga televizionet, në natën e Vitit të Ri. Në mesin e atyre që dolën në mbështetje të Stupcave është një familjar i dëshmorëve. Alban Beqirit edhe pse lufta ia mori babain dhe vëllanë, ai thotë se ata kishin të drejtë.
Alban Beqiri, nga Aqareva e Skenderajt, familjar i dëshmorëve të kombit, ka dalë në mbështetje të skeçit, duke thënë se ata kanë të drejtë.
Në mesazhin e dërguar në redaksinë e Gazetës Express, Beqiri ka treguar arsyet pse po e mbështetë skeçin e transmetuar në natën e Vitit të Ri. Alban Beiqiri lufta e fundit ia ka vrarë dy persona në familje; Babanë (Fazli Beqirin) dhe vëllanë (Avni Beqiri).
Ai thotë se grupi “Stupcat kanë të drejtë” dhe si familjar i dëshmorëve është në përkrahje për ato që u thanë. “Stupcat kanë të drejtë dhe ne si familjarë të dëshmorëve jemi në përkrahje të Stupcave” “Të gjithë kriminelët që patën gisht në vrasjen e komandantëve të UÇK’së dhe patën veshur uniformën e shenjtë, e ishin bashkëpunëtorë të UDB’së duhet të përballen me drejtësinë”, ka thënë ai.