Një tjetër publikim me të dhënat private të qytetarëve shqiptarë pritet të dalë së shpejti.
Mësohet se së fundmi në rrjet po qarkullon një databazë me targat e makinave. Në databazë listohen targat bashkë me emrin të cili i përket automjeti që ka këtë numër identifikues.
Databaza është e ndarë në disa kolona ku listohen targat, modeli i automjetit, tipi, ngjyra e tij, numri i shasisë dhe emrin e personit që e ka në pronësi. Janë 530 452 qytetarë të cilëve u janë publikuar të dhënat e automjetit.