Sali Berisha tha se për shpalljen e tij non grata Lulzim Basha dhe Edi Rama kanë bërë një aksion të përbashkët.
Berisha tha se ka analizuar veprimet e tyre dhe sipas tij kanë qenë në të së njëjtës rrymë.
“Veprimet e tyre janë të përbashkëta. Aksioni i tyre po ta vësh re ka qenë i përbashkët për shpalljen time non grata. Ata qëndruan edhe katër vite në opozitë dhe ishin fibra politike, ikën ata u dobësua shumë fibra politike. Ky i vrau në pusi. Ky i hoqi nga lista. I thash ke bërë një gabim shumë të rëndë. A e bëri se ia kërkoi Rama nuk e di sepse Rama kërkoi arrestimin e Arben Imamit”, tha Berisha për MCN Tv.
/a.r