Aktivistja shqiptare, Evi Kokalari ka deklaruar se Lulzim Basha do të përfundojë në një mënyrë që do të jetë shumë e shëmtuar, në radhë të parë për vetë atë.
Në një dalje për mediat ajo shtoi se Bashën duhet ta nxjerrë nga zyra policia.
“Lulzim Bashën duhet ta nxjerrë nga zyra policia. Ish-Kryesia e PD-së kanë një mllef, që e shikon kudo, në parlament, në intervista, e shikon tek gratë si reagojnë. Basha nuk duhet të harrojë se ka përdorur fjalor të turpshëm ndaj anëtarëve të Partisë Demokratike. Basha dhe ata që janë aty vazhdojnë të bëjnë lojën e tyre.
Lulzim Basha do të përfundojë në një mënyrë që do të jetë shumë e shëmtuar, në radhë të parë për vetë atë. Basha ka bërë pazare me Ramën. Ne duhet të lëmë budalliqet e të huajve, sepse të huajt e kanë krijuar problemin. Ne duhet të fokusohemi te problemet që kemi në shtëpinë tonë. Ju e keni parë mbështetjen që ka z. Berisha në Amerikë”, tha Kokalari.
/b.h