Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar ditën e sotme një fotografi të përkrahësve të tij të degës së Kombinatit në Tiranë. Por ajo që bie në sy është fakti se militantët e PD-së kanë pozuar para hyrjes së godinës së PD-së dhe janë të gjithë me maska të zeza.
Në mesazhin e publikuar nga Sali Berisha, theksohet se “ne deri dje ne ishim rojtarët e votave të PD-së”, ndërkohë që sot “jemi kriminelë”, pasi kanë dal në krah të liderit historik. Në mesazh militantët e Berishës shprehen se janë të gatshëm të japin jetën për të.
“Mesazh nga demokratet e Kombinatit! “Doktor ju pershendes! Jemi nje grup demokratesh nga dega 6 e PD Kombinat. Deri dje ishim mbeshtetes dhe rojtar te votes se Partise Demokratike dhe Lulzim Bashes.
Mirenjohje te pakufishme demokrateve te Deges 6 dhe te mbare Shqipërisë”, thuhet në mesazhin e Sali Berishës./m.j