Kreu demokrat Basha mesohet se u ka kërkuar të gjithë anëtarëve të Këshillit që të jenë në terren me demokratët duke filluar nga nesër.
Basha deklaroi gjithashtu nisjen e punës për hartimin e rregullores për funksionimin e Aleancës me Qytetarët dhe rikthimi i komitetit të orientimit të politikave (KOP) në PD.
“Ata janë njerëz qe kanë sakrifikuar, janë te zhgenjyer me ne. Por ne duhet te punojme me ta ti bindim ata e te behemi bashke.
E shkuara do te mbetet e shkuar. E ardhmja kerkon sfida, prandaj nga neser te gjithë duke filluar nga une do duhet te jemi ne terren.
Te punojme me gjithë ata burra qe ishin me ne, por edhe me ata qe sot nuk na besojne por u perdoren per mish per top”, mësohet të ketë deklaruar Basha në mbledhjen me anëtarët e Këshillit Kombëtar./m.j