SPAK mbyll hetimet për ish-kryetarin e Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushen dhe zyrtarët e tjerë të Bashkisë së Lushnjes të akuzuar për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.
Prokuroria u ka komunikuar akuzat zyrtarët ish-kryebashkiakut Fatos Tushe, Flamur Peqini, Xhemal Hasko, Blerta Turuku, Ani Simoni, Andri Mushaj, Margarita Gjermeni, Bujar Murati, Ibrahim Lami, Xhemal Hasko dhe Gazment Çela.
Ish-kryebashkiaku i Lushnjes dhe personat e tjerë u arrestuan më herët gjatë këtij viti për shpërdorim detyre.
Mbi Tushen rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës pasi rezulton të jetë i përfshirë në një tender abuziv me fond 24 milionë lekët për rehabilitimin e një kanali ujitës
/a.r