Inicneratorët kanë qenë kryefjala e diskursit politik ditët e fundit. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, mbrëmjen e djeshme hodhi akuza ndaj Partisë Demokratike duke thënë se komisionet u ngritën për të “varrosur” çështjen.
Këto akuza sonte në “Radarin Informativ” janë hedhur poshtë nga nën kryetari i PD-së, Enkeljed Alibeaj, i cili tha se procedurat për incineratorët kanë nisur që pas zgjedhjeve të vitit 2015.
Mes të tjerash Alibeaj, duke iu përgjigjur akuzave të Monika Kryemadhit, tha se sot në frontin opozitar mungojnë ata që janë të pa pastër.
Pjesë nga Biseda:
Jonida Shehu: LSI tha se ne nuk jemi më front opozita. Kryetarja e kësaj partie Monika Kryemadhi tha se PD e hapi komisionin Hetimor për incineratorët për të varrosur këtë çështje, se kanë interesat e tyre. Kishte një akuzë tjetër të drejtpërdrejtë, se zgjedhjet e 2019 u bojkotuan për incineratorët. Për shkak të presionit për incineratorët. Që të mos kishte drejtues apo opozitë oër shkresat që do kalonin në Komisione.
Enkelejd Alibeaj: I rrëzoj akuzat. Procedurat për tre incineratorët kanë filluar kur në pushtetin lokal ishin përfaqësues të PS, para zgjedhjeve të 2019. Datojnë që nga 2015 menjëherë pas zgjedhjeve të 2015. Pra bie logjika që nuk do donim të kishim përfaqësuesit tanë që të vendosnin kufij. Jo kishte filluar me kohë. Kanë filluar pas zgjedhjeve menjëherë. Bie arsyetimi.
Shehu: Sipas Kryemadhit Komisionet nuk të çojnë asgjë kundit dhe e zbehin çështjen.
Alibeja: Absolutisht jo. Kushdo e ka parë se puna është bllokuar se kërkesat që po bën Tabaku në Komision, edhe Bankat nuk po kthejnë përgjigje. Instrumenti që kemi ne është të eksplorojë dhe ezaurojë komisionin. Ka një problem të madh, edhe për drejtësinë është kambanë alarmi. Është në drejtimin e duhur.
Shehu: LSI thotë se ndaj u përjashtua nga grupi hetimor.
Alibeaj: Problemi kryesor. Emrat kryesor janë, Subashi, Sejdini, Veliaj. Ministri Lefter Koka, Arben Ahmetaj. Edhe Damian Gjiknuri.
Alibeaj: Sa mirë do ishte të ishim bashkë. Por të bësh opozitë është sakrificë dhe duhet të jesh i pastër. Kushdo që nuk ka zgjedhur të jetë në këtë front nuk është i pastër. Më përmendet disa.” tha nënkryetari i PD.
g.kosovari