Epidemiologu Ilir Alimehmeti nuk e sheh shqetësues futjen e mutacionit Omicron në vendin tonë, përkundrazi mund ta ulë situatën shprehet ai.
“Ju e dini që ai po bëhet mbizotërues, tregon që është më dominant në krahasim me Deltën dhe po e sposton Deltën. Që për ne do ishte një lajm i mirë që do të thotë në mometin që hyn një virus më i transmetueshëm e më i lehtë na e ul situatën”, tha ai.
Studimet e kryera në vendet e prekura tregojnë se omicron nuk i prek shumë mushkëritë ndaj nuk shfaq klinike të rëndë.
“Në nivel të mushkërive është 10 fish më pak se sa varianti origjinal Omicron kurse në nivel të grykës është 70 fish më shumë se origjinali dhe Delta. Që do të thotë transmetohet shumë më tepër se qëndron në grykë por sëmundja jonë është shumë më pak se nuk shumohet shumë“, u shpreh mjeku.
Në lidhje me vdekjet Alimehmeti thotë se mungojnë të dhënat.
Humbje jete ka si në mosha të reja ashtu dhe mosha të medha ,por kjo për shkak të mos vaksinimit nga moshat e reja dhe rënies së imunitetit tek moshat e mëdha, pasi imuniteti nga vaksinat zgjat vetëm 6 muaj dhe ritmet e e vaksinimit me dozë të tretë nuk janë ato të pritshmet thotë Alimehmeti./TCH
g.kosovari