Gjykata e Shkodrës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasin Aleksandër (Esat) Dushaj, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Prodhimi e mbajtja e armëve luftarake..pa leje”, vepra me pasojë vdekjen e shtetasve Abdulla dhe Skënder Shkambi, ngjarje e ndodhur në dt. 02.01.2016 në zonën e Postribës.
Ja dosja e plotë e Prokurorisë:
Nga studimi i të dhënave të dokumentuara nga policia gjyqesore dhe verifikimet e bëra nga prokurori, rezulton se:
Me date 02.01.2016 eshte marre informcion se ne fshatin Drisht te njesise Administrative Postribe jane vrare me arme zjarri dy shtetas e pikerisht shtetasit Abdulla Shkambi dhe Skender Shkambi qe te dy banues ne fshatin Drisht.
Nga veprimet e kryera ne vendin e ngjarjes jane gjetur kufomat e shtetasve Abdulla Shkambi dhe Skender Shklambi. Gjithashtu ne vendgjarje jane gjetur dhe sekuestruar ne cilesin e proves 5(pese) gezhoja model 56 , kaliber 7.62 nje predhe dhe nje fishek.
Dëshmia e vëllait të viktimave:
I pyetur ne hetim ne lidhje me kete ngjarje shtetasi Rexhep Guri (Shkambi), vellai i viktimave deklaron se ai se bashku me familjen e tij jeton ne Angli prej rreth 15 vitesh. Gjithashtu dhe vellai i tij viktima Skender Shkambi jeton se bashku me familjen e tij ne Angli. Me date 20.12.2015 ai se bashku me Skenderin kane ardhur nga Anglia per te festuar festen e vitit te ri tek nena e tyre dhe vellezerit e tjere qe jetojne ne Shqiperi dhe do te kthehershin ne angli me date 03.01.2016. Me date 02.01.2016 rreth ores 09.30 minuta ai se bashku me kater vellezerit e tjere te tij kane shkuar per te pire kafe tek djali i dajes se tyre, pasi ai martonte vajzen. Pasi kane pire kafen ai se bashku me Skenderin dhe Abdullahin jane nisur per te shkuar tek banesa e tij ndarsa dy vellezerit e tjere kane shkuar per vizite ne fshatin Dragoç tek nje mik i tyre.
Ky shtetas deklaron se nga fshati Dushaj deri poshte shtepise se tyre i kishte percjelle me makine djali i dajes. Pasi kane zbritur nga makina, Skenderi se bashku me Abdullain jane ndaluar per ti marre disa rroba shtetasit B.D. te cilat do ja dergonte djalit te tij ne Angli. Ne kohen qe keto kane qendruar me B.D., ai ka vazhduar rrugen ne kembe per tek banesa e tij. Duke qene se dy vellezerit po vononit te shkonin ne shtepi ai ishte bere merak dhe ka marre ne telefon Skenderin, te cilin e ka pyetur se perse po vonohej. Skenderi i eshte pergjigjur se ishin ndaluar ne rruge duke biseduar me shtetasin Esat (Aleksander) Dushaj. Ne kete kohe Rexhepi i ka thene se a te vi dhe une dhe ai i eshte pergjigjur eja.
Momentet e vrasjes së dyfishtë:
Ka dale menjehere nga shtepia e neses se tij per tu nisur ne drejtim ku ishin vellezerit e tij por ne kete kohe ka degjuar disa krisma arme rreth 7-8 krisma njera pas tjetres si dhe ka pare shtetasin Esat Dushaj i cili po largohej me shpejtesi i cili kishte dhe nje arme automatik ne dore si dhe ka pare dy vellezerit e tij Skenderin dhe Abdullain te shtrire ne toke te cilet kishin vdekur ne vend.
Konflikti
Ky shtetas deklaron se kane pasur nje konflikt me shtetasin Esat Dushaj pasi ky shtetas ka rreth nje vit po kerkon te fejohet me vajzen e Skenderit, e cila eshte e moshes 19 vjeçe dhe aktualisht jeton ne angli qe ne vitin 1998. Ne vitin 2006, pasi jane pajisur me pasaporte Angleze, ai dhe familja e tij kane ardhur çdo vit nga nje here ne Shqiperi. Megjithese shtetasi Esat Dushaj i kishte derguar xhaxhain e tij per te kerkuar vajzen e Skenderit, ato i kishin kthyer pergjigje se nuk do ja jepnin vajzen per nuse. Pasi i kane kther kete pergjigje, Esati e ka takuar disa here Skenderin, te cilit i ka thene se perse nuk ja jepte vajzen per nuse pasi ai kishte biseduar vete me vajzen dhe ajo ishte dakort.
Ne muajin Tetor, Esat Dushaj kishte shkuar dhe kishte takuar vellain e tyre, Abdulla Shkambin te cilit i kishte kerkuar falje ne lidhje ne kerkesat e tij qe kishte bere per tu fejuar me vajzen e Skenderit. Ky shtetas deklaron se ato e kane ditur qe nuk kishin asnje problem me shtetasin Esat Dushaj, por ky i fundit me date 02.01.2016 ju ka dale ne prite dhe ka vrare vellezerit e tij shtetasit Abdulla Shkambi dhe Skender Shkambi.
Akuzat ndaj Dushajt
Nisur nga sa me siper, si edhe nga deklarimet e personave te tjere, dyshohet se shtetasi Alerksander (Esat ) Dushaj ka kryer veprat penale te “Vrasja ne rrethnana te tjera cilesuese” dhe “Prodhimi dhe mbajtjapa leje e armeve luftarake dhe municioneve ”, parashikuar nga nenet 79/dh e 278/5 i K.Penal, i cili menjeherte pas kryerjes se vepres penale se bashku me armen e krimit eshte larguar nga vendi i ngjarjes duke ju shmagur hetimit. Ne kushtet kur provat ishin te mjaftueshme dhe dyshohej se ky shtetas kishte kryer veprat penale te mesiperme penale, Prokuroria Shkoder me date 04.01.2016 ka leshuar urdherin e ndalimit per shtetasin Alerksander (Esat ) Dushaj, duke dyshuar se ky shtetas ka kryer veprat penale te parashikiuara nga nenet 79/dh e 278/5 i K.Penal, urdher ndalimi i cili eshte derguar ne Drejtorine e Policise Shkoder per ekzekutim.
Me date proçesverbalin e dates 05.01.2016, ora 09.00 policia Gjyqesore ka dokumentuar ekzeklutimit e urdherit te ndalimit leshuar per shtetasin Aleksander Dushaj.
Dëshmia e autorit:
I pyetur ne hetim shtetasi Aleksander Dushaj pranon faktin e vrasjes se shtetasve Abdulla Shkambi dhe Skender Shkambi me date 02.01.2016 ne fshatin Drisht, njesia administrative Postribe, Bashkia Shkoder duke theksuar se kete vrasje e kishte kryer pasi viktima Skender Shkambi e kishte kercenuar ne telefon per arsyen se ai i kerkonte per fejese vajzen e tij. Gjithashtu ky shtetas deklaron se diten e ngjarjes qe nga mengjesi deri ne momentin kur ka ndollur ngjarja ka kerkuar qe te takohej me shtetasin Skender Dushaj ku per kete fakt e ka kerkuar ne disa lokale te kesaj zone dhe ne fund e ka takuar ne momentin qe kane qene duke shkuar tek banesa e neses se tyre. Pasi e ka takuar biseda mes tyre eshte acaruar, ku gjithmone sipas pretendimeve te tij, duke i thene qe vajzen time nuk e merre ti dhe eshte share e ofenduar ai si person dhe familja e tij. Ne kete kohe Aleksander Dushaj i ka lene keto shtetas aty dhe ka shkuar me shpejtesi tek banesa e tij, e cila eshte ne nje distance rreth 50 metra nga vendi i ngjarjes ku, pasi ka marre armen e zjarrit automatik, eshte kthyer perseri tek vendi ku i kishte lene shtetasit Skender e Abdulla Shkambi te cilet i ka qelluar ne nje distance rreth 7-8 metra. Pasi i ka pare qe jane rrezuar eshte larguar me shpejtesi .