Për Monika Kryemadhin, djegia e mandatave nga opozita dhe bojkotimi i zgjedhjeve lokale, ishte gabimi më i madh në 4 vitet e fundit. Ajo tha se këto lëvizje e kanë nxjerrë jashtë loje opozitën.
“Sot në situatën që është shoqërua, apo konfliktet brenda partive nuk sjellin një pozitivitet për shoqërinë. Apo për ekonominë e sigurinë për investime. Por nuk mendoj që konfliktet brenda PD, lidhet me atë që po ndodh, se vjen si rrjedhojë çka jemi sot ne. Shqiptarët sot po bëhen indiferentë ndaj politikës. Roli i opozitës, edhe i imi si drejtuese e LSI, luajti gabim, lëvizje në 4 vitet të gabuar. Sidomos me djegien e mandateve dhe bojkotonin që nxorën jashtë loje opozitën. Duke e nxjerr jashtë çdo lloj kalkulim politik dhe dëmtuan sistemin demokratik” tha Kryemadhi për Abc News.
/b.h