Partia Demokratike është e ndarë në të Bashës e të Berishës dhe mes akuzave dhe kundërakuzave që vijnë për palët, Luçiano Boçi ka zgjedhur që të mos pozicionohet krejtësisht në një krah, por sjell një opsion për zgjidhje të kësaj situate. Në “Studio Live” në Report Tv të gazetarit Arbër Hitaj, Boçi i fton të dy në një garë, Sali Berishën dhe Lulzim Bashën për kreun e PD-së, e që sipas tij është më e drejta që zgjidhja të vijë nëpërmjet votës.
“Ka krizë besimi ndaj lidershipit, dhe humbja e shpresës së me këtë drejtim do kishim sukses, ai të pranojë garën, të paraqitet si kandidat, baza e çdo shoqërie demokratike , sa më shumë yë vonohet votëbesimi aq më shumë humbet mundësinë të konfirmohet, se kalohet në sjellje jo komode, edhe pozicionimet që janë sot që kanë shumë emocionalitet, nuk zgjidhet me një fjalë hajt pajtohemi, të ketë një garë për kryetar.
Komisioni i Rithememit kërkojnë një proces zgjedhor, nga përplasja e dy të mëdhenjve mund të fitojë një i tretë, nuk mund të ecësh përpara me shabllone “pro apo kundër amerikanë”. Në i dimë pozicionet, PD është pro amerikane, është shpallur Non Grata e ka ndarë këtë çështje me reformimin e Partisë dhe le t’i dalë Zot”, tha ai.
Për deputetin demokrat, i avantazhuari në këtë garë është Basha, kjo sepse përballë ka një kundërshtarë të shpallur ‘Non Grata’ e që sipas tij kryedemokrati duhet ta shfrytëzojë në të mirë të tij.
“Unë në një garë mezi do të prisja që të kisha një kundërshtarë që është Non Grata dhe në fund do të jetë anëtarësia ai që do të votojë, kur kundërshtari e ka këtë të metë, kur është pakicë, prano garën, ky është rasti për ta tejkaluar Berishën, shfrytëzoje që Berisha është Non Grata”, u shpreh deputeti.
Demokratët kanë ardhur nga një garë, ajo në korrik ku fitoi Lulzim Basha, por Boçi thotë se ajo ka qenë krejtësisht hipokrite dhe anti statutore, prandaj demokratëve duhet t’u jepet mundësia që të votëbesojnë lidershipin e tyre.
“Gara ka qenë anti statutore se u bë jo brenda afateve të caktuara, po pse ajo garë u pranua? opozita kërkon qeverisë që të rivotohet sërish, pra është vota që kërkon që të vendosë balanca, ai pranoi një zgjedhje statutore, se i bluante kundërshtarët, se kandidatëve nuk iu dha lista, pengoheshin nga kryetarët e degëve, ishte garë hipokrite, ajo ishte një garë antistatutore dhe e pranoi, po statusoren pse nuk e pranin, se i hante kundërshtarët, është thelluar kriza e mos besimit.
Le të merren vesh të dy, se kanë qenë bashkë, nuk mendoj se PD do përcahet dhe do të ndahet në 2 pjesë”, përfundoi Boçi në ‘Studio Live’ në Report Tv./m.j