Ditën e sotme u zhvillua në Tiranë takimi mes liderëve Edi Rama, Aleksandar Vuçiç dhe Zoran Zaev.
Përveç mediave shqiptare, nisma “Open Balkan” u ndoq me kureshtje të madhe nga mediat serbe që shkruanin për çdo detaj.
Madje nuk i kanë shpëtuar as kravatat e përdorura nga tre personalitetet.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zgjodhi një kravatë të kuqe që besohet se simbolizon dëshirën për dominim. Njerëz që duan të tregojnë superioritet veshin të kuqen, megjithatë pas mesazhit të ngjyrës mund të fshihet dhe ideja e flamurit shqiptar.
Nga ana tjetër, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kishte veshur kravatën blu dhe sipas mediave serbe, kjo ngjyrë tregon që është një person që mund t’i zihet besë.
Ndërsa kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev zgjodhi një kravatë vjollcë, e cila zakonisht përdoret për të treguar bollëkun dhe pasurinë. Gjithashtu tregon edhe vetëbesim./m.j